Spanja fiton ndaj Italisë

  • A.P /
  • 15 June 2023 - 22:49
Spanja fiton ndaj Italisë

Spanja ka arritur të kualifikohet në finalen e këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Spanjollët në gjysmëfinale triumfuan 2:1 ndaj Italisë

Rezultati u zhbllokua shumë herët kur Yeremy Pino realizoi qysh në minutën e tretë të takimit.

Por, nuk vonoi shumë dhe rezultati u barazua nga Immobile, i cili u tregua i saktë nga penalltia.

Në minutën e 21-të Italia shënoi sërish, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Më pas, Spanja vazhdoi tërë pjesën e dytë ta kërkonte golin, ndërsa italianët tentonin herë pas here me disa kundërsulme të rrezikshme.

Alvaro Morata ndërkohë i pati disa mundësi të mira shënimi, por nuk ishte aspak në element, duke gabuar disa herë.

E goli i fitores dhe kualifikimit erdhi në minutën e 89-të, kur pas një devijimi të goditjes së Rodrit, Joselu u gjend më së miri për ta dërguar topin në rrjetë.

Në finalen e së dielës, Spanja do të ndeshet me Kroacinë për titullin e këtij edicioni në Ligën e Kombeve. 

(Kosova Sot Online)