Havertz dëshiron t’i bashkohet Arsenalit

  • A.P /
  • 18 June 2023 - 13:38
Havertz dëshiron t’i bashkohet Arsenalit

Kai Havertz dëshiron që t’i bashkohet Arsenalit gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se pozicioni i gjermanit është i qartë; ai dëshiron të luajë për “Topçinjtë”.

Havertz me Arsenalin arriti marrëveshje ditë më parë sa i përket kushteve personale, teksa klubi tani pritet të dërgojë ofertë të re drejt rivalit lokal të tyre, Chelseat.

Sipas Romanos, ka shpresë që një marrëveshje mund të mbyllet brenda dhjetë ditëve të ardhshme.

Chelesa po kërkon 75 milionë funte për shitjen e Havertzit, por mund të jetë gati për të pranuar edhe një ofertë më të ulët.

24-vjeçari me “Blutë” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025. 

(Kosova Sot Online)