Broja nuk do të largohet nga Chelsea

  • A.P /
  • 18 June 2023 - 15:11
Broja nuk do të largohet nga Chelsea

Armando Broja nuk pritet që të largohet nga Chelsea.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se mes “Bluve” dhe Brightonit nuk është diskutuar mundësia që sulmuesi shqiptar të përfshihet në një marrëveshje për transferimin e Moises Caicedo.

Trajneri i ri i Chelseat, Mauricio Pochettino, besohet se dëshiron që të punojë me Brojën në fazën para-sezonale.

Reprezentuesi i Shqipërisë së fundmi është rikthyer nga lëndimi, i cili e la jashtë që prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Ndryshe, 21-vjeçari me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028. 

(Kosova Sot Online)