Dembele tregon a do të mbetet në Barcelonë?

  • S.A /
  • 19 June 2023 - 08:35
Dembele tregon  a do të mbetet në Barcelonë?

Ousmane Dembele e ka shprehur dashurinë e tij për Barcelonën.

Futbollisti francez është ambientuar mjaft mirë, si në klubin katalunas e ashtu edhe në qytet, prandaj nuk përjashtohet mundësia që ai ta vazhdojë kontratën me “Blaugrana”, transmeton "Kosova Sot Online".

Pas disa vitesh të vështira shkaku i lëndimeve dhe i formës së zbehtë, futbollisti anësor e ka gjetur veten më në fund në “Camp Nou”.

Dhe, ai duket se e sheh të ardhmen e tij tek kampioni i freskët i Spanjës.

“Barcelona dëshiron që unë ta vazhdoj kontratën deri në vitin 2027, menaxheri im do të flasë me drejtuesit e klubit. Jam mjaft i lumtur, si për faktin që po luaj për Brcelonën, ashtu edhe për të jetuarit në këtë qytet. Të shohim…”, u shpreh Dembele.

Trajneri Xavi Hernandez e vlerëson lartë ish-futbollistin e Borussia Dortmundit, të cilin synon ta ketë gjatë në ekip. 

(Kosova Sot Online )