Lukaku s’e tradhton Evropën

  • S.A /
  • 19 June 2023 - 16:20
Lukaku s’e tradhton Evropën

Romelu Lukaku ka vendosur ta vazhdojë karrierën në futbollint evropian. Sulmuesi belg ka oferta nga Arabia Saudite, klubet e së cilës janë të gatshme të shpenzojnë para të majme, transmeton "Kosova Sot Online".

 Chelsea është i gatshëm ta shesë lojtarin në ndonjë klub saudit, por që është përfaqësuesi belg ai që ka plane të tjera.

Prandaj, eksperti i transfereve, Fabrizio Romano ka mësuar se gjiganti i sulmit ka vendosur të mos e tradhtojë Kontinentin e Vjetër. Lukaku e ka vlerësuar interesimin e klubeve arabe, por që preferon të mbetet në Inter, ku është i huazuar. Mbetet të shihet nëse “Nerazzurri” do ta gjejnë gjuhën e përbashkët me “Blues” për blerjen definitive të ish-futbollistit të Evertonit dhe të Manchester Unitedit. Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që Lukaku të huazohet edhe për një vit në Itali.

( Kosova Sot Online )