
Lexoni edhe:
Kosova është produkt shtetëror i dizajnuar dhe konstruktuar nga Amerikë, aleati të dëgjohet dhe respektohet
Pak orë na ndajnë nga Bjellorusi-Kosovë, sfidë kjo që do të luhet në kuadër ta xhiros së katërt në kualifikueset e EURO 2024.Dardanët mbrëmë kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në Budapest para ndeshjes më Bjellorusinë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Kosova në këtë duel nuk do të llogarisë në shërbimet e Elbasan Rashanit të lënduar, por në dyshim është edhe paraqitja e Milot Rashicës.
Megjithatë, trajneri Alain Giresse beson se skuadra e tij, do ta fitojë duelin me bjellorusët.
Kombëtarja jonë në këtë cikël garash, ka zhvilluar tri ndeshje dhe po aq barazime.
Formacioni i mundshëm i Kosovës
Kosova: Muriq, Paqarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Kryeziu, Fazliji, Celina, Muslija, Zhegrova, Muriqi. Ndeshja Bjellorusi-Kosovë fillon në orën 20:45.
(Kosova Sot Online )