Largohet Paqarada, debuton Krasniqi

  • A.P /
  • 19 June 2023 - 21:17
Largohet Paqarada, debuton Krasniqi

Leart Paqarada nuk do të mund t’i ndihmojë në vazhdim Kombëtares së Kosovës në ndeshjen ndaj Bjellorusisë.

Mbrojtësi i krahut të majtë u detyrua të largohet nga fusha e lojës në minutën e 23-të

Alain Giresse në vend të tij vendosi ta inkuadrojë Ermal Krasniqin, i cili tani do të luajë në sulm – kurse Donat Rrudhani do të kthehet në krahun e majtë.

Për Krasniqin është ky debutim zyrtar me fanellën e “Dardanëve”.

(Kosova Sot Online)