Kane e do vetëm një klub

  • A.P /
  • 21 June 2023 - 18:00
Kane e do vetëm një klub

Harry Kane është i vendosur për të ardhmen e tij.

Sulmuesi anglez dëshiron të transferohet vetëm në Manchester United.

Ylli i Tottenhamit po shpreson që “Djajtë e Kuq” të arrijnë marrëveshje me klubin e tij aktual në mënyrë që nga sezoni 2023/24 të luajë në “Old Trafford, njoftojnë mediat britanike.

Sidoqoftë, pronari i klubit londinez, Daniel Levy po e bllokon këtë transferim pasi po i kërkon mbi 100 milionë euro për kartonin e përfaqësuesit anglez.

Gjiganti anglez nga ana e tij nuk është i gatshëm ta paguajë këtë shifër të lartë për 29 vjeçarin.

Edhe pse në të kaluarën kishte thënë se nuk do të luajë në një klub tjetër anglez, sulmuesi shtatlartë tash e ka ndërruar mendjen dhe dëshiron të qëndrojë në Premierligë.

Për Kanen flitej se i interesuar ishte edhe Real Madridi, por në ditët e fundit “Los Blancos” janë fokusuar më shumë tek Kylian Mbappe.

E nëse sulmuesi francez përfundon në “Santiago Bernabeu”, atëherë Kanet do t’i hapet edhe një pistë, Paris Saint-Germaini, edhe pse dëshirë e tij është të vazhdojë të qëndrojë në Angli, por jo edhe në Tottenham.

(Kosova Sot Online)