Arabia Saudite ia mësyn edhe Salahut

  • A.P /
  • 23 June 2023 - 16:47
Arabia Saudite ia mësyn edhe Salahut

Arabia Saudite synon ta afrojë edhe një yll të futbollit evropian.

Sipas “Four Four Two”, në listën e gjatë të futbollistëve të mëdhenj që synohen për të përfunduar në Lindjen e Mesme është edhe Mohamed Salah

Sulmuesi egjiptian ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2025, por është duke shikuar përreth për të vendosur për të ardhmen e tij.

Edhe ai, si yjet tjera, është bërë objektiv i klubeve nga Saudi Pro League, të cilat po mundohen t’i joshin lojtarët më të mirë me oferta dhe me rroga marramendëse.

Mbetet të shihet nëse Salah do të pranojë të largohet nga “Anfield Road” në këtë verë, apo do të presë edhe një vit për të përfunduar edhe ai në Arabinë Saudite, si shumë futbollistë të njohur që pritet ta bëjnë një gjë të tillë.

Salah ka qenë njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian në dekadën e fundit, ndërsa i ndihmoi “Reds” ta fitonin Ligën e Kampionëve dhe Premierligën pas pritjes së gjatë. 

(Kosova Sot Online)