Mane, s’ka lamtumirë nga Bayern: Asnjë ofertë arabe

  • E.K /
  • 28 June 2023 - 14:07
Mane, s’ka lamtumirë nga Bayern: Asnjë ofertë arabe

Sadio Mane, të paktën për momentin, nuk do t`i thotë lamtumirë Bayern-it.

Këtë e ka konfirmuar agjenti i tij, e më pas edhe personi në fjalë, për 2sTV.

Pas mosmarrëveshjes së brendshme me Sane, u fol për një divorc të mundshëm mes sulmuesit senegalez dhe klubit bavarez, por gjërat tani duket se janë ndryshe.

“Nuk kam dëgjuar për oferta nga Arabia Saudite për të, por ajo që është e sigurt është se ai do të qëndrojë te Bayern”, tha agjenti i tij, Bakary Cisse.

"Ai ka nënshkruar për tre sezone. Ka përjetuar vetëm një vit deri më tani me bavarezët, ka edhe dy të tjera në kontratën e tij. Pra, po, për momentin ai qëndron në Bavari".

Mane më pas shpjegoi për 2stv: "Shpresoj se do të vazhdoj këtu te Bayern. I dua sfidat dhe Bayern është një sfidë e madhe. Më takon mua të bëj gjithçka që është e nevojshme për t'i përballuar ato në mënyrën më të mirë të mundshme".

(Kosova Sot Online)