250 milionë euro për Mbappen

  • E.K /
  • 03 July 2023 - 17:13
250 milionë euro për Mbappen

Nevojiten 250 milionë euro për ta marrë Kylian Mbappen nga Paris Saint-Germaini.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja angleze “Daily Mail”, sipas të cilës do të jetë e nevojshme kjo shumë për ta marrë sa më shpejt të jetë e mundur ish-futbollistin e Monacos.

Real Madridi tash e sa vite i ka sytë kah përfaqësuesi francez, por së fundmi në garë janë futur edhe klubet angleze.

Dy skuadrat që kanë kërkuar informata për nënkampionin e botës janë Liverpooli dhe Arsenali, por tashmë nuk është fshehtësi që ëndërr e kamotshme e Mbappes është Reali.

Futbollisti ka kontratë me PSG-në edhe një vit, por nuk ka pranuar ta shfrytëzojë mundësinë e vazhdimit për një vit tjetër, prandaj klubi francez ka vendosur ta shesë këtë verë, në mënyrë që të mos e humbasë pa para në vitin 2024, kur edhe do të bëhej lojtar i lirë. 

(Kosova Sot Online)