Milani e kërkon Moratan

  • E.K /
  • 04 July 2023 - 19:35
Milani e kërkon Moratan

Milani raportohet se është ende duke punuar për transferimin e Alvaro Moratas.

“Relevo” ka raportuar se klubi italian po vazhdon të jetë në kontakt të vazhdueshëm me agjentin e sulmuesit spanjoll, Juanma Lopez, teksa po punon për të gjetur një marrëveshje për transferimin e tij nga Atletico Madridi.

Morata është shfaqur si një nga objektivat kryesore të Milanit dhe një lëvizje mund t’i përshtatet të gjitha palëve, pasi edhe klubi spanjoll besohet se është i hapur për shitjen e lojtarit.

Në anën tjetër, edhe 30-vjeçari thuhet se po kërkon që të rikthehet në Itali.

Megjithatë, “Rossonerët” po përballen me dy pengesa kryesore. E para është çmimi i tij, me Atleticon që kërkon rreth 20 milionë euro, dhe e dyta është paga e tij.

Morata nënshkroi një kontratë të re me Atleticon kohët e fundit që uli pagën e tij në 5 milionë euro në sezon, por sezonin e ardhshëm atij iu premtua të fitonte të njëjtën shumë si më herët –  6.5 milionë neto plus bonuse.

Reprezentuesi i Spanjës me klubin kryeqytetas ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

(Kosova Sot Online)