Pochettino e do Dybalan te Chelsea

  • E.K /
  • 05 July 2023 - 19:47
Pochettino e do Dybalan te Chelsea

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino e dëshiron Paulo Dybalan në skuadër.

ASRomaPress raporton se argjentinasi është vendosur në listën e dëshirave të ish-trajnerit të PSG-së e Tottenhamit.

Klauzola e tij e lirimit është 12 milionë euro.

Pas largimeve të shumta nga Chelsea, skuadra londineze po kërkon të forcohet me disa lojtarë të kalibrit botëror.

(Kosova Sot Online)