Mauro Icardi merr vendim për të ardhmen e tij

  • E.K /
  • 09 July 2023 - 13:38
Mauro Icardi merr vendim për të ardhmen e tij

Mauro Icardi do të mbetet në Stamboll! Palët kanë arritur akordin dhe Galatasari është gati që të paguajë kartonin e sulmuesit argjentinas për ta pasur sërish në skuadër pas një sezoni fantastik, ku skuadra nga Stambolli arriti të fitonte titullin kampion.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano raporton se Galatasarai do të paguajë 10 milionë euro në drejtim të PSG-së për të pasur në skuadër edhe një herë tjetër ish-kapitenin e Interit.

Galatasarai ka arritu të bindë edhe Ikardin për kushtet e kontratës dhe për pagën që do të marrë dhe shumë shpejt pritet që sulmuesi të mbërrijë në Stamboll për të firmosur dhe për të vazhduar përgatitjet për sezonin e ri.

Icardi kërkohej edhe nga Milani dhe provokimet e vazhdueshme të Uanda Narës, bënë që të flitej çdo ditë e më shumë për një transferim te kuqezinjtë, por tashmë kjo pistë ka rënë.

(Kosova Sot Online)