PSG-ja e zgjedh pasardhësin e Mbappes

  • E.K /
  • 12 July 2023 - 18:06
PSG-ja e zgjedh pasardhësin e Mbappes

Paris Saint-Germaini duket se e ka zgjedhur pasardhësin e Kylian Mbappes.

Në rast të largimit të sulmuesit francez, i cili mund të përfundojë në Real Madrid, gjiganti francez e ka në opsion sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic.

Mediumi italian “Tuttosport” raporton se në orët e fundit parisienët i kanë kërkuar gjigantit italian informata për sulmuesin, të cilin “Zonja e Vjetër” e kishte blerë për hiç më pak se 80 milionë euro.

Dhe, “Bianconeri” do ta kërkojnë pikërisht këtë shifër për futbollistin.

Nuk përjashtohet edhe mundësia e një shkëmbimi të lojtarëve pasi Juve e pëlqen sulmuesin e ri, Hugo Ekitike, që është në pronësi të klubit francez.