Mane mund të përfundojë në Arabi

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 17:47
Mane mund të përfundojë në Arabi

Bayern Munichu mund të përshëndetet me Sadio Manen vetëm një vit pas transferimit të tij në Gjermani.

Sipas mediumit gjerman “Kicker”, klubi bavarez ia ka komunikuar sulmuesit senegalez vendimin për të mos llogaritur në të në sezonin e ardhshëm.

Është e vështirë ta mendosh se si përfundon eksperienca e ish-futbollistit të Liverpoolit, i cili kishte përfunduar verën e kaluar në “Allianz Arena” me entuziazëm të madh.

Bayerni synon t’i kursejë rreth 20 milionë euro në vit që ia jep atij rrogë, për t’i përdorur ato tek objektivi kryesor i tij, Harry Kane.

Pra, Mane e ka të ardhmen larg Gjermanisë, ndërsa mund të përfundojë në Arabinë Saudite, aty ku me kujdes situatën e tij po e përcjell klubi Al Ahly.

Mane kishte dalë nga vetja gjatë sezonit të kaluar kur e kishte sulmuar fizikisht shokun e repartit, Leroy Sane, të cilin e kishte grushtuar në dhomat e zhveshjes. 

(Kosova Sot Online)