Ja kush i thotë 'po' Bayernit

  • A.P /
  • 14 July 2023 - 15:06
Ja kush i thotë 'po' Bayernit

Kyle Walker ka vendosur përfundimisht të largohet nga Manchester City.

Mbrojtësi i djathtë anglez i ka thënë sot “po” Bayern Munichut, sipas gazetarit sportiv gjerman, Florian Plettenberg

Drejtuesit e gjigantit bavarez janë informuar në minutat e fundit me vendimin e përfaqësuesit anglez, i cili nuk do ta vazhdojë kontratën me “Citizens”.

Tash, Bayerni do t’i nisë negociatat me kampionin anglez dhe evropian.

Kampioni gjerman është i gatshëm t’i paguajë 15 milionë euro plus bonuset për futbollistin anësor.

Trajneri Thomas Tuchel duket se ishte vendimtar në zgjedhjen e Walkerit, i cili kishte oferta edhe nga Arabia Saudite, por që e zgjodhi Bundesligën.

Në pjesën e dytë të sezonit që shkoi, Bayerni e kishte marrë në formë huazimi mbrojtësin tjetër të Cityt, Joao Cancelo. 

(Kosova Sot Online)