Vallejo në kërkim të minutave

  • A.P /
  • 14 July 2023 - 17:59
Vallejo në kërkim të minutave

Real Madrid ka mjaft opsione në mbrojtje dhe kjo mund të shtyjë Jesus Vallejon që të largohet këtë verë.

Në sezonin e fundit, qendërmbrojtësi bëri vetëm katër paraqitje, në total 88 minuta. Kjo duket se e kanë bindur atë se ai duhet të kërkojë më shumë minuta.

“AS” ka raportuar se Vallejo ka disa opsione për t’u larguar këtë verë, shumica e të cilave jashtë vendit, por preferenca e tij është të ribashkohet me Granadën në formë huazimi, ku ka luajtur edhe më parë si i huazuar.

Granada po lufton për përforcime këtë verë, pasi ende nuk kanë sjellë ndonjë lojtar, pavarësisht faktit të rikthimit në La Liga.

Paco Lopez padyshim se do ta sheh 26-vjeçarin si një përforcim të duhur, ndërsa Real Madridi do të shpresojë se ai mund të rrisë vlerën e tij, pasi vera e ardhshme do të jetë mundësia e fundit që mund të kenë për ta shitur spanjollin.

Jesus Vallejo me Real Madridin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. 


(Kosova Sot Online)