Kosova e fiton ndeshjen e fundit në Evropian

  • A.P /
  • 16 July 2023 - 13:36
Kosova e fiton ndeshjen e fundit në Evropian

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me fitore Kampionatin Evropian U19 për hendbolliste.

Të dielën në ndeshje për vend të shtatë, Kosova e mposhti Letoninë.

Vajzat tona kanë dominuar që nga fillimi dhe kanë fituar me rezultat 36:31.

Kombëtarja jonë ka mbajtur epërsi solide gjatë tërë ndeshjes dhe ka festuar në fund.

Mirjeta Dinolli u shpall më e mira. Ajo shënoi nëntë gola nga nëntë tentime.

Shtatë gola i shënoi Angjelina Krasniqi. Pesë gola i kishte Elsa Kongjeli.

Kosova U19 e mbylli Evropianin me dy fitore e katër humbje. Letonia i humbi të gjitha pesë ndeshjet.

\
(Kosova Sot Online)