Cilët janë Top 10 klubet e futbollit me më së shumti tifozë në botë?

  • S.A /
  • 17 July 2023 - 16:18
Cilët janë Top 10 klubet e futbollit me më së shumti tifozë në botë?

Futbolli është pa dyshim sporti më i dashur, më i ndjekur dhe më i popullarizuar në botë. Miliarda njerëz në krejt globin i përcjellin me ëndje dhe me pasion ndeshjet e futbollit, transmeton "Kosova Sot Online ".

E ne e kemi fatin që kontinenti në të cilin jetojmë, pra Evropa, e ka futbollin më cilësor dhe më të ndjekur në botë. E rrjedhimisht, edhe klubet me më së shumti fansa në botë, qofshin në mënyrë reale apo edhe virtuale, janë nga Kontinenti i Vjetër.

Një nga një, ne do t’ua zbulojmë listën e klubeve më të pëlqyera në botë në platformat e kombinuara të rrjeteve sociale. Nuk është befasi që Real Madridi i prin listës së klubeve të futbollit me më së shumti tifozë në botë.

Sukseset e njëpasnjëshme e kanë bërë këtë klub më të mirin në histori të futbollit, por edhe njërin prej më të suksesshmëve në histori të sportit në përgjithësi.

Reali i ka afro 400 milionë tifozë anembanë botës.

Ndërkaq, sa u përket rrjeteve të ndryshme sociale, “Los Blancos” ndiqen nga më shumë se 280 milionë tifozë.

Siç dihet botërisht, Barcelona është rivali kryesor i Real Madridit.

E ky rivalitet, krahas fushës së blertë, është zhvendosur edhe sa u përket tifozëve.

Gjiganti katalunas njihet si fole e disa prej lojtarëve më të mëdhenj në histori.

Dhe, stili i lojës së tyre “tiki-taka” tashmë është bërë brend i futbollit.

Edhe pse u largua Lionel Messi dhe e kaploi kriza financiare, Barça mbeti si njëri prej ekipeve më të dashur në botë.

FILE PHOTO: Soccer Football – Champions League – Group C – FC Barcelona v Inter Milan – Camp Nou, Barcelona, Spain – October 12, 2022 FC Barcelona fans display flags in the stands before the match REUTERS/Nacho Doce/File Photo

“Blaugrana” përcillen nga afro 275 milionë ndjekës në kanalet e ndryshme të rrjeteve sociale.

Përpos që është njëri prej klubeve më të trofeshëm në botë, Manchester United po ashtu e ka fan-bazën më të madhe në glob.

 “Djajtë e Kuq” pëlqehen gjithandej, jo vetëm nga tifozët e rëndomtë, por edhe nga yjet dhe VIP-at e ndryshëm.

Njëri prej klubeve më të mëdha në Angli ndiqet nga afro 175 milionë njerëz në rrjetet sociale.

Paris Saint-Germaini ka shpërthyer në dekadën e fundit.

Familja mbretërore e Katarit e bëri këtë klub mjaft të dashur dhe të respektuar dhe yje të shumtë të futbollit performuan aty.

Mjafton t’i përmendim emrat e Ibrahimovicit, Cavanit, Mbappes, Neymarit e Messit.

E kjo ka bërë që klubi francez të rritet me të madhe edhe në rrjetet sociale, sidomos në 10 vjetët e fundit.

Kampioni francez ndiqet nga hiç më pak se 145 milionë njerëz anembanë botës.

Juventusi ka pasur gjithmonë yje në ekip dhe ka qenë i dashur në të gjithë cepat e botës.

Famën e këtij klubi në rrjetet sociale e rriti Cristiano Ronaldo, i cili përfundoi në Torino në vitin 2019.

“Zonja e Vjetër” ndiqet nga 120 milionë tifozë në rrjetet sociale, më së shumti nga çdo klub tjetër italian.

Chelsea nuk është vetëm klubi më i suksesshëm në Londër në Shekullin 21, por dalëngadalë po bëhet njëri prej klubeve më të mira në Evropë.

E kjo ka bërë që “Të Kaltrit” të bëhen të dashur nga tifozët gjithandej, që prej vitit 2003, kur i kishte marrë në dorë miliarderi Roman Abramovich.

Përkundër ndryshimeve të fundit në pronësi dhe rënies së formës, dashuria për “Blues” nuk është shuar.

Chelsea më saktësisht i ka 112 milionë fansa në rrjetet sociale që vijnë nga kontinente të ndryshme.

Liverpooli është njëri prej klubeve më të mëdhenj në botë.

Gjiganti anglez në dekadën e fundit fitoi gjithçka që është e mundshme, përfshirë këtu edhe Ligën e Kampionëve dhe Premierligën.

Ky klub u ngrit në mënyrë masive falë këtyre sukseseve dhe falë paraqitjes së lojtarëve nga kontinente të ndryshme.

“Reds” i kanë 106 milionë ndjekës në platforma të ndryshme në rrjetet sociale.

Në aspektin e anëtarëve të tifozëve, Bayern Munichu është klubi më i ndjekur dhe më i pëlqyer në Gjermani.

Gjiganti bavarez i ka më shumë se 295 mijë anëtarë të regjistruar.

Kampioni i ri gjerman e promovon veten mjaft mirë përmes partnerëve strategjikë në mbarë botën.

Kjo ka bërë që ky klub të jetë i famshëm dhe i dashur jo vetëm në Evropë.

Bayernin e ndjekin rreth 100 milionë fansa në rrjetet e ndryshme sociale.

Manchester City është sensacioni i ri i futbollit evropian në dekadën e fundit.

Klubi i dytë i qytetit të Manchesterit i fitoi tre trofe të rëndësishëm në këtë sezon.

E triumfi i parë dhe historik në Ligën e Kampionëve e ngriti edhe më lartë këtë klub që udhëhiqet nga sheikët arabë.

“Citizens” janë edhe njëri prej klubeve më aktivë në internet, me shumë blogje dhe forume, përmes të cilëve komunikojnë tifozët e tyre.

City i ka rreth 90 milionë ndjekës në rrjetet sociale.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola në dekadën e fundit është njëri prej më të suksesshmëve në Angli.

Tifozët e Arsenalit njihen si më besnikët në futboll.

Edhe kur ky klub ka kriza dhe momente të vështira, tifozët nuk ia kthejnë asnjëherë shpinën.

Tifozët madje i ka edhe shumë të durueshëm pasi siç dihet, fiton rrallë trofe.

Këtë vit “Topçinjtë” ishin shumë afër ta fitonin titullin e kampionit në Angli, por e lëshuan atë nga duart në fund.

“Gunners” i kanë afro 85 milionë ndjekës në faqet e rrjeteve sociale.

Arsenalin e duan në të gjitha pjesët e globit, jo vetëm në Evropë.

(Kosova Sot Online )