Tifozët e Interit kundër Lukakut

  • A.P /
  • 18 July 2023 - 14:56
Tifozët e Interit kundër Lukakut

Tifozët e Interit, “Curva Nord”, përmes kanaleve të tyre zyrtare e kanë treguar pozicionin e tyre karshi Romelu Lukakut, duke përdorur fjalë të ashpra dhe të rënda për sulmuesin belg, pas atyre që ndodhën në ditët e fundit.

Në fakt, futbollisti i Chelseat i injoroi Zikaltrit, edhe pse pritej që do ta vazhdonte eksperiencën tek “Nerazzurri”.

Tash, spekulohet se ish-futbollisti i Evertonit dhe i Manchester Unitedit do të transferohet në Juventus.

“Kur ka tradhtuar, do të kthehet për ta bërë atë. Jo pse ju pëlqen, por për shkak se është në natyrën e tyre. Po, sepse ti Romelu i ke tradhtuar të gjithë, ne që të kemi mbrojtur deri në fund në periudhën tënde të keqe. Të kemi mbrojtur kur tifozët e skuadrës që po të pret (Juventus), të kanë tallur. Tash ti na shpërblen me një therje të denjë. E ke hedhur poshtë atë stemë që për ne vlen më shumë se jeta e jonë”, kanë shkruar tifozët e Interit”.

(Kosova Sot Online)