UEFA gjobit FSHF-në për flakadanët e ndezur

  • A.P /
  • 19 July 2023 - 16:21
UEFA gjobit FSHF-në për flakadanët e ndezur

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me shumën 21,250 euro për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes kualifikuese të Euro 2024, Shqipëri-Moldavi, e luajtur në stadiumin “Air Albania” më 17 qershor 2023.

Penalizimi financiar ka ardhur nga problematika e shkaktuar nga grupimi i tifozëve “Tirona Fanatics”, që ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, duke shkaktuar kështu trazira dhe situata krejtësisht të evitueshme.

Kjo u bë e ditur nga vet Federata Shqiptare e Futbollit përmes një njoftimi për media.

“FSHF gjen rastin t’u bëjë apel të gjitha grupimeve dhe tifozëve shqiptarë që të jenë më të përgjegjshëm dhe të shmangin krijimin e incidenteve që mund të sjellin penalitete financiare dhe jo vetëm për Kombëtaren dhe futbollin shqiptar. Njëkohësisht, i ftojmë të gjithë tifozët dhe futbolldashësit të mbështesin Kombëtaren, duke treguar qytetari dhe përgjegjshmëri përmes një sjellje korrekte e duke respektuar rregullat dhe kundërshtarët”, thuhej ndër tjera në njoftimin e FSHF-së.

(Kosova Sot Online)