FBK del me një njoftim për shitjen e biletave pak orë para fillimit të ndeshjes Kosovë-Zvicër

  • A.P /
  • 19 July 2023 - 19:13
FBK del me një njoftim për shitjen e biletave pak orë para fillimit të ndeshjes Kosovë-Zvicër

Kosova do të ndeshet sonte me fillim nga ora 20:45 me Zvicrën në parakualifikimet për Eurobasket 2025.

Dueli do të zhvillohet në Prizren në palestrën “Sezai Surroi”.

Ndërkohë Federata e Basketbollit e Kosovë ka dalë me një njoftim për shitjen e biletave.

“Biletat deri në ora 18:30 do të shiten te Shadërvani në Prizren, kurse nga ora 19:00 para palestrës “Sezai Surroi”. Ndeshja Kosova-Zvicra zhvillohet nga ora 20:45. Dardanët kanë nevojë për përkrahjen nga tifozëve. Çmimi është 3 Euro”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

(Kosova Sot Online)