Ballkani deklasohet në Bullgari

  • A.P /
  • 19 July 2023 - 22:00
Ballkani deklasohet në Bullgari

Ballkani nuk ka arritur të shkruajë histori të re të futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.

Kampionit të Kosovës nuk i mjaftoi epërsia prej dy golave e javës së kaluar për të arritur raundin e dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Ludogorets ka arritur të shënojë fitore me rezultat 4:0 në shtëpi, 4:2 me rezultat të përgjithshëm për t’u kualifikuar në raundin e dytë të garës më prestigjioze evropiane.

Tekpetey në hapje të pjesës së parë dhe në mbyllje të saj shënoi dy herë për ta barazuar rezultatin e përgjithshëm.

Pjesa e dytë nisi e gjitha nga zero, por bullgarët vazhduan me paraqitje më të mirë.

Një gabim fatal i qendërmbrojtësit Bajram Jashanica bëri që Tissera të përfitonte dhe të shënonte për 3:0.

Tjetër gabim në mesfushë bëri që Ballkani të ndëshkohej sërish, teksa Caio Vidal ia dha goditjen përfundimtare suharekasve.

Kësisoj, Ballkani tani do të vazhdojë garimin në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, aty ku do të synojë të arrijë grupet, ashtu siç bëri edicionin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online)