UEFA e dënoi Juventusin

  • S.A /
  • 29 July 2023 - 10:15
UEFA e dënoi Juventusin

Shtatë muaj pas hapjes së dosjes për evazion fiskal,  organi më i lartë i futbollit në Evropë, UEFA ka marrë  vendimin për të ardhmen e “bardhezinjve” të Juventusit në arenën evropiane, transmeton "Kosova Sot Online".

Ashtu siç pritej, e që prej shumë kohësh kërkohej nga tifozët e “zonjës së vjetër” dhe vetë klubi, klubit më të titulluar në Itali i është hequr e drejta për të marrë pjesë në Conference League për sezonin e ardhshëm dhe vendin e tyre do ta zënë “violët” e Fiorentina, me këta të fundit, që e kanë mbyllur kampionatin në vendin e 8-të të renditjes, me vetëm 1 pikë më pak se torinezët.

Mirëpo, përjashtimi me një vit nga Kupat e Evropës, nuk dënimi më i “rëndë” për Juventus, pasi përveç lënies jashtë Conference League, “bardhezinjtë” kanë për të paguar një gjobë prej 20 milionë eurosh, gjobë që trondit jo pak bilancet e klubit, duke llogaritur këtu dhe faktin, që jemi në mesin e merkatos së verës.

(Kosova Sot Online )