Orët vendimtare për të ardhmen e Harry Kane

  • S.A /
  • 31 July 2023 - 10:56
Orët vendimtare për të ardhmen e Harry Kane

Kanë ardhur orët vendimtare për Harry Kane. Drejtuesit e Bayern Munichut e kanë paraparë një takim në Londër me presidentin e Tottenhamit, Daniel Levy, transmeton "Kosova Sot Online".

Me të do të diskutojnë direkt, sy më sy, për sulmuesin anglez, mëson eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.

Bayerni do t’i ofrojë 80 milionë euro për përfaqësuesin anglez.

“Ne e respektojmë Daniel Levyn, të cilin e konsiderojmë si profesional, deklaroi presidenti i Bayernit, Herbert Hainer.

Londinezët i kishin refuzuar dy ofertat e para të kampionit gjerman, i cili shpreson që këtë radhë palët të merren vesh dhe njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian të përfundojë në “Allianz Arena”.

Kane shihet si zëvendësues ideal i Robert Lewandowskit, i cili u largua vitin e kaluar dhe la një zbrazësi të madhe në qendër të sulmit. 

(Kosova Sot Online )