West Hami refuzon ofertën e parë të Interit për Scamaccan

  • S.A /
  • 01 August 2023 - 10:26
West Hami refuzon ofertën e parë të Interit për Scamaccan

West Ham United ka refuzuar ofertën e parë të Interit për Gianluca Scamaccan, transmeton "Kosova Sot Online".

“Nerazzurrët” ofruan 20 milionë euro për sulmuesin italian, plus bonuse, por që u refuzua menjëherë nga klubi anglez.

Megjithatë, sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Interi do të bëjë një ofertë të re në ditët në vijim.

Klubi italian pritet të rikthehet me një ofertë prej afro 25 milionë eurosh.

Mbetet të shihet nëse kjo do të mjaftojë, pasi West Hami po kërkon 30 milionë euro për shitjen e 24-vjeçari

Sa i përket Scamaccas, nuk duket të ketë ndonjë problem, pasi besohet se ai është i etur për të lëvizur.

(Kosova sot Online )