Cristiano Roanldo shënon golin e parë në sezonin e ri, Al-Nassr mposht Monastirin

  • S.A /
  • 01 August 2023 - 09:20
Cristiano Roanldo shënon golin e parë në sezonin e ri, Al-Nassr mposht Monastirin

Cristiano Ronaldo shënoi sonte golin e tij të parë për sezonin 2023/24. Ylli portugez kontribuoi me gol në fitoren e Al-Nassr ndaj Monastir, në kuadër të raundit të dytë Kupës së Kampionëve të Klubeve Arabe, transmeton "Kosova Sot Online ".

Al-Nassr triumfoi me rezultatin 1:4. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “King Fahd”.

Ronaldo ishte autor i golit të dytë për skuadrën e tij, të shënuar në minutën e 74-të.

(Kosova Sot Online )