Mastersi i Budapestit: Eliminohet Nora Gjakova

  • S.A /
  • 04 August 2023 - 12:56
Mastersi i Budapestit: Eliminohet Nora Gjakova

Nora Gjakova është eliminuar nga Mastersi i xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kampionia olimpike u mund në raundin e dytë nga francezja, Priscilla Gneto në “Golden Score”.

Gjakova në raundin e parë fitoi lehtësisht ndaj italianes, Thauany David Capanni Dias.

Në garë sot është ende Distria Krasniqi që është kualifikuar në çerekfinale në kategorinë deri në 52 kilogramë. 

(Kosova sot Online )