Kosova pëson humbje nga Bullgaria

  • A.P /
  • 04 August 2023 - 22:35
Kosova pëson humbje nga Bullgaria

Kosova U20F është mundur nga Bullgaria me rezultat 62:80 (12:28, 20:20, 16:25, 14:7).

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të Kampionatit Evropian, Divizioni B për femrat, përkatësisht vendet 9-17.

Në periudhën e parë bullgaret ishin më të mira, duke e fituar këtë pjesë 12:28, por perioda e dytë ishte tërësisht e barabartë, duke përfunduar 20:20, për të shkuar në pushime me rezultat 32:48.

Sidoqoftë, bullgaret në çerekun e tretë për një nuancë ishin më të mira, 16:25, duke ngritur epërsinë edhe më shumë. Vashat e Kosovës ishin më të mira në dhjetë minutat e fundit, por nuk mjaftoi dhe pësuan 62:80.
Te Kosova u dalluan Astera Tuhina me 16 pikë e katër kërcime, Enisa Kamerolli me 22 pikë e shtatë kërcime dhe Anilë Selmani me 12 pikë e katër kërcime.

Kosova nesër do të përballet me Austrinë nga ora 19:30. 

(Kosova Sot Online)