Sonte spektakël boksi në “Fadil Vokrri”, meçi kryesor mes Krasniqit dhe Mohammedit

  • S.A /
  • 05 August 2023 - 10:02
Sonte spektakël boksi në “Fadil Vokrri”, meçi kryesor mes Krasniqit dhe Mohammedit

Haxhi Robin Krasniqi do të zhvillojë sonte meçin më të veçantë në karrierën e tij.

Ai do të ngjitet në ring në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke boksuar kështu para mijëra tifozëve shqiptarë, shkruan Gazeta Express.

Krasniqi do t’i kryqëzojë dorëzat me kundërshtarin Nadjib Mohammedi në meçin e vlefshëm për versionin WBC, transmeton "Kosova sot Online".

Spektakëli i boksit do të fillojë në ora 19:00, teksa meçi mes junikasit dhe francezit është kryesori dhe do të jetë i fundit i mbrëmjes.

Krahas Krasniqit, publiku do ta ketë mundësinë të shoh nga afër edhe boksierët tjerë shqiptarë si: Dielli Vranovci, Valon Ahmeti, Isuf Kelmendi, Kushtrim Tahirukaj, James Kraft, Bernardin Jakaj e Armend Xhoxhaj. 

(Kosova sot Online )