Edhe treni i Kosovës po pushon për këto dy ditë vikendi!

  • S.A /
  • 05 August 2023 - 09:36
Edhe treni i Kosovës po pushon për këto dy ditë vikendi!

Treni i vetëm i cili qarkullon  në relacionin  Prishtinë-Pejë dhe anasjelltas, nuk do të jetë në qarkullim këtë fundjavë, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas Trainkos, kjo po bëhet për shkak të zbatimit të proejktit “Modernizimi i Linjës së 10-të Hekurudhore”.

Qarkullimi i zakonshëm i linjës do të rikthehet të hënën e 7 gushtit.

“NP Hekurudhat e Kosovës – Trainkos Sh.A ju njofton se me datën 05 dhe 06 gusht 2023 nuk do të qarkullojë transporti i udhëtarëve për shkak të zbatimit të projektit të “Modernizimit të Linjës së 10-të hekurudhore“.

Ndërsa me datën 07 gusht 2023 vazhdon qarkullimi i rregullt i trenave për transportin e udhëtarëve” thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )