Southampton refuzon për herë të tretë Liverpoolin

  • A.P /
  • 07 August 2023 - 20:55
Southampton refuzon për herë të tretë Liverpoolin

Liverpool e dëshiron Romeo Lavian si përforcim për mesfushën e tyre pas largimit të Jordan Henderson dhe Fabinho në merkaton e verës

Reds janë përforcuar tashmë me Alexis Mac Allister, që e blenë nga Brighton dhe Dominik Szoboszlai nga RB Leipzig këtë verë por largimi i Jordan Henderson dhe Fabinho ka bërë që ata ende të kënë zbraztira në mesfushën e tyre. Tani ata janë duke e kërkuar edhe mesfushorin e Southampotonit, Lavia.

Reds kanë bërë ofertën e tretë sot për yllin belg me vlerë 45 milionë funte, por sipas Paul Joyce, Southampton e ka refuzuar përsëri këtë ofertë pasi që nuk dëshirojnë ta lirojnë yllin e tyre për më pak se 50 milionë funteë.

Pavarësisht ofertës së tretë të tyre te refuzuar, Lavia më shumë mundësi do të largohet nga klubi këtë verë pasi që ai e dëshiron largimin. Southampton po ashtu e largoi atë nga lista e titullarëve në ndeshjen që e parë të skuadrës në Championship më 5 gusht kundër Sheffield Wednesday.

(Kosova Sot Online)