S’ka minuta për Zhegrovën

  • A.P /
  • 11 August 2023 - 20:46
S’ka minuta për Zhegrovën

Sot ka startuar edhe elita e futbollit francez, me ndeshjen Nice – Lille që e hap kampionatin francez

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova nuk është titullar në ndeshjen e parë të Lille që e zhvillon kundër Nice si mysafirë në Francë.

Trajneri Paul Fonseca ka zgjedhur që të startojë sonte me formacion 4-4-2 duke e lënë Zhegrovën në bankë derisa vijës së sulmit të Lille i prin Jonathan David dhe Alan Virginius.

(Kosova Sot Online)