Barcelona ka marrë një infuzion financiar

  • A.P /
  • 11 August 2023 - 21:12
Barcelona ka marrë një infuzion financiar

Barcelona ka marrë një infuzion financiar që i lejon ata që të regjistrojnë transferimet e reja dhe të blejnë futbollistë të ri në merkato

Klubi katalunas ka arritur marrëveshje që të shesë 29.5 për qind të medias së tyre digjitale, Barca Vision, te dy kompani të ndryshme investimesh për 120 milionë euro, siç raporton ESPN sot.

Marrëveshje do të lehtësojë problemet me regjistrimin e lojtarëve të rinj që erdhën këtë verë dhe rinovimin e kontratave me klubin që beson se e tërë skuadra do të regjistrohet zyrtarisht dhe me kohë para udhëtimit të tyre në Getafe të dielën.

Rikthimi i Presidentit Joan Laporta në klub është bërë sinonim i aktivizimit të levave financiare për ta nxjerrë klubin nga kriza ekonimike që e kishte kapluar atë. Ishte një veprim ekstrem që bëri që Blaugrana ta menaxhojë për mrekulli pasi që skuadra është përmirësuar dhe ka fituar La Ligën.

Barça besojnë që me lëvizjen e fundit ata jo vetëm që do të mund të regjistrojnë lojtarët e rinj por kështu do të krijohet rrugë për ta përforcuar edhe më shumë skuadrën. Një mbrojtës anësor dhe një mesfushorë thuhet se janë top dëshirat e trajnerit Xavi.

(Kosova Sot Online)