Caicedo në Chelsea, thyhet rekordi britanik

  • E.K /
  • 14 August 2023 - 10:07
Caicedo në Chelsea, thyhet rekordi britanik

Moises Caicedo do të transferohet në Chelsea për 133 milionë euro.

Njëherësh, ky do të jetë një transfer rekord në histori të Premierligës.

Palët kanë arritur marrëveshje dhe lojtari do t’i kryejë sot vizitat mjekësore.

Caicedo do të nënshkruajë kontratë me “Blues” deri në qershor të vitit 2031.

Marrëveshja po ashtu e përfshin opsionin për vazhdimin e saj deri në qershor 2032.

Brightoni me këtë rast e përfiton një shumë të konsiderueshme parash, kurse Liverpooli mbeti i dëshpëruar pasi mendonte se kishte kryer punë të enjten, kur ia kishte bërë Brightonit ofertën prej 127,5 milionë eurosh.

Sidoqoftë, në fund vendosi dëshira e lojtarit, i cili ishte i destinuar për të përfunduar në “Stamford Bridge” para “Anfield Road”. 

(Kosova Sot Online)