Aeroplan privat, vilë dhe staf, luks i shfrenuar i Neymar te Al-Hilal

  • E.K /
  • 15 August 2023 - 09:36
Aeroplan privat, vilë dhe staf, luks i shfrenuar i Neymar te Al-Hilal

Sipas Foot Mercato, sulmuesi i PSG-së Neymar mund të fitojë nga 300 deri në 400 milionë euro në dy vjet në Arabinë Saudite.

Disa media shkruajnë për një pagë neto prej 100 milionë eurosh, por nuk merren parasysh të gjitha shpërblimet që do të pretendojë braziliani.

Përveç pagës, sulmuesi do të marrë edhe shumë përfitime.

Ai do të ketë në dispozicion një avion privat, të njëjtat kushte me Cristiano Ronaldon.

Ashtu si portugezi, edhe ai do të lejohet të jetojë me të dashurën e tij Bruna Biancardi, edhe pse nuk janë të martuar.

Konkretisht, ai do të lejohet ta bëjë këtë, megjithëse në Arabinë Saudite një bashkëjetesë e tillë është e ndaluar me ligj.

Neymar do t’i jepet një vilë e madhe, si dhe i gjithë stafi, përcjell abcnews.

Siç u përmend më herët, përveç një shume të fiksuar direkt, lojtari i ardhshëm i Al-Hilal do të marrë 80 mijë euro për çdo fitore.

Çdo postim për këtë shtet, i publikuar në faqet zyrtare të brazilianit, do të sjellë 500 mijë euro të tjera.

Ka mundësi që pas skadimit të kontratës me sauditët, braziliani të tentojë të rikthehet në futbollin europian. 

(Kosova Sot Online)