Mancini: Kisha kohë që mendoja dorëheqjen

  • A.P /
  • 15 August 2023 - 17:37
Mancini: Kisha kohë që mendoja dorëheqjen

Roberto Mancini ka dhënë një tjetër intervistë ku ka konfirmuar që ai “kishte menduar që disa muaj” për të dhënë dorëheqje nga detyra e trajnerit të Italisë, duke insistuar që ai “nuk ka treguar mos respekt” që u largua nga ata në gusht

Trajneri e dorëzoi dorëheqjen e tij të shtunën në mbrëmje që mandej u konfirmua nga FIGC të dielën në mbrëmje, duke shprehur befasinë e tyre për këtë zhvillim.

Ai dha një intervistë në gazetën La Repubblica dhe aty dha komentet e tij, por ashtu ai foli edhe për disa burime të mediave.

“Pas pesë vite e gjysmë, u desh të ndodh”, tha Mancini për Corriere dello Sport.

“Kisha edhe dy vite e gjysmë në kontratë, por kam menduar këtë gjë për disa muaj dhe ndoshta ishte momenti që unë të largohesha. Kur ju ndjeni se disa situata janë duke ndryshuar për së brendshmi, kjo do të thotë se ju duhet të largoheni në fund”.

Italia tani është në kërkim të gjetjes së një trajneri të ri për kualifikimet e Euro 2024 ku do të luajnë kundër Maqedonisë së Veriut më 9 shtator dhe kundër Ukrainës më 12 shtator.

“Nuk mendoj që kam treguar mos respekt për dikë, sigurisht nuk kam vrarë njeri. Isha i dëshpëruar për të lëxuar dhe dëgjuar gjërat që thuheshin. Shpresoj të vazhdoj, për shkak se më të vërtetë të jesh trajner i Italisë është krenari, por kur gjendja ndryshon ju duhet ta kuptoni së është koha që të largoheni, këtë duhet ta bëni herët ose vonë. Me shumë pikëllim, këtë e bëra edhe unë”.

Mancini filloi punën si trajner në Itali në maj të vitit 2018 dhe bëri 61 ndeshje me Azzurri, ku i fitoi 39 ndeshje, 13 i barazoi dhe humbi në nëntë.

Ai arriti edhe një trofe me Kombëtare, duke fituar Euro 2020 në stadiumin Ëembley, por ai dështoi për ta dërguar Italinë në Botërorin 2022 në Katar.

Ndeshja e tij e fundit është fitorja 3-2 kundër Holandës më 18 qershor, që ia siguroi atij vendin e tretë në Ligën e Kombëve. 

(Kosova Sot Online)