Guardiola konfirmon së De Bruyne do të mungojë gjatë

  • A.P /
  • 15 August 2023 - 18:26
Guardiola konfirmon së De Bruyne do të mungojë gjatë

Ylli i Manchester City, Kevin De Bruyne ka pësuar një lëndim serioz në kofshë dhe klubi do të duhet të vendos nëse ai do t’i nënshtrohet një operimi.

Kevin de Bruyne do të jetë jashtë fushave të lojës për disa muaj për Manchester City, ka thënë trajneri i kësaj skuadre Pep Guardiola.

Trajneri po ashtu ka shpalosur së do të jetë klubi ai që do të vendos të rekomandojë apo jo futbollistit operim për ta trajtuar këtë problem.

“Lëndimi i Kevin de Bruyne është serioz. Ai do të jetë jashtë për pak muaj”, ka thënë Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes së Super Kupës së UEFA-së që do ta luajnë kundër Sevillas.


“Ne do të duhet të vendosim në ditët e ardhshme për operimin por është e sigurt që ne do të jemi pa Kevinin për disa kohë”.  

“Ne do të vendosim në ditët e ardhshme. Operimi është operim – do të thotë tre apo katër muaj jashtë. Lëndimi për Kevinin është një goditje dhe humbje e madhe. Ai ka kualitete specifike. Për kohë të gjatë ka qenë futbollisti i jonë kryesor. Ne duhet të vazhdojmë përpara. Ne kemi alterinative. Kevin është i pazëvendësueshëm, por ne kemi futbollist të talentuar. Ata do ia dalin”.


(Kosova Sot Online)