Ja sa para i kushtoi Al-Hilalit Neymar

  • A.P /
  • 15 August 2023 - 22:41
Ja sa para i kushtoi Al-Hilalit Neymar

Neymar u prezantua zyrtarisht si futbollist i Al-Hilal, pasi që skuadra arabe pagoi 90 milionë euro për shërbimet e tij tek kampionët e Francës – Paris Saint-Germain

Al-Hilal konfirmoi sonte se ka transferuar Neymar nga skuadra e Ligue 1, PSG, në një marrëveshje ku Neymar duket se do të fitojë një shumë të konsiderueshme parash.

Braziliani do të fitojë fiks 160 milionë euro pagë për një sezon në Arabi Saudite dhe kjo nuk do të ndalet më kaq, pasi që bonuse të tjera do të këtë për të në rast të marrëveshjeve të ndryshme komerciale për të drejtat e imazhit.

Kjo do të thotë se për dy vite kontratë, Neymar do të marrë hiç më pak së 320 milionë euro.

Me trajnerin e ri të PSG-së, Luis Enrique që e kishte pranuar më parë që 32 vjeçari nuk ka më të ardhme në klub, ish ylli i Santosit vendosi ta fillojë një kapitull të ri në Lindjen e Mesme. Neymar ka shënuar në total 118 gola në 173 paraqitje për parisienët, duke e fituar titullin me këtë skuadër pesë herë nga gjashtë vite sa qëndroi atje.

Pas barazimit në ndeshjen e parë në Ligue 1 me Lorient, thashethemet thonë se rikthimi i Kylian Mbappes në skuadër erdhi pikërisht pasi ai mori vesh që braziliani do të largohet.

(Kosova Sot Online)