Man City-Sevilla përballen sonte në Superkupën e Evropës

  • E.K /
  • 16 August 2023 - 10:49
Man City-Sevilla përballen sonte në Superkupën e Evropës

Manchester City dhe Sevilla do të ndeshen sonte në Superkupën e Evropës, ndeshje kjo që luhet në Stadio Georgios Karaiskakis-Piraeus.

Fituesi i Ligës së Kampionëve do ballafaqohet me fituesin e Europa League, në një ndeshje që parashikohet të sjellë një sfidë të zjarrtë.

Skuadra e Pep Guardiolës, e cila sezonin e kaluar fitojë tripletën, ndaj skuadrës spanjolle, synon të rrëmbejë trofeun e radhës.

Megjithatë, Sevilla jo rrallëherë di t’i befasojë edhe skuadrat e mëdha evropiane siç është Man City.

Ndeshja mes Man Cityt dhe Sevillas fillon në orën 21:00.

(Kosova Sot Online)