Spektakël, gola dhe fitore, një video përmbledhëse e magjisë së Messit në Amerikë

  • E.K /
  • 16 August 2023 - 11:31
Spektakël, gola dhe fitore, një video përmbledhëse e magjisë së Messit në Amerikë

Lionel Messi i ka lënë pa fjalë amerikanët me performancat e tij në fanellën e Inter Miamit.

Ylli argjentinas iu bashkua ekipit nga liga MLS në perëndim të karrierës, por 36 vjeçari po jep shenja se ende nuk është i mbaruar.

Kampioni i botës me Argjentinën po shkëlqen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke shënuar në çdo ndeshje.

Mbrëmë ai realizoi ndaj Philadelphia Union për ta dërguar Inter Miamin në finale të Kupës së Ligës.

Me këtë rast, ish-futbollisti i Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit arriti në kuotën e 9 golave në 6 ndeshje, pra më shumë gola sesa lojë.

Gjithashtu, shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka bërë art dhe ka dhuruar spektakël në këto ndeshje, me ç’rast liga MLS përmes faqes së vetë zyrtare në rrjetin social Twitter e ka bërë një video përmbledhëse me magjitë e Leo Messit, i cili synon t’ia sjellë ekipit të tij trofeun e parë në histori. 

(Kosova Sot Online)