Messi i gëzohet trofeut të parë me Inter Miamin

  • A.P /
  • 20 August 2023 - 10:33
Messi i gëzohet trofeut të parë me Inter Miamin

Lionel Messi po vazhdon shkëlqimin dhe golat në MLS.

Ylli argjentinas u tregua vendimtar edhe njëherë tjetër në finale e Kupës së Ligës.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë realizoi një gol spektakolar nga distance për ta kaluar Inter Miamin në epërsi në minutën e 23-të të ndeshjes.

Rezultati u barazua më pas në të 57-tën kur shënoi Picault.

E deri në fund nuk u shënuan gola të tjerë dhe ndeshja u desh të përcaktohej në penallti.

Pas 22 penalltive të ekzekutuara, ishte Inter Miami që triumfoi në fund duke e fituar trofeun.

Kësisoj, Messi e mbyll Kupën e Ligës me 10 gola në shtatë ndeshje, duke qenë lojtari kyç i ekipit të David Beckham.


(Kosova Sot Online)