AC Milan e fillon sezonin e ri kundër Bolognas

  • A.P /
  • 21 August 2023 - 19:52
AC Milan e fillon sezonin e ri kundër Bolognas

Pasi siguruan vendin e nëntë sezonin e kaluar dhe atë vetëm në pjesën e dytë të sezonit të Serie A, tani skuadra e Milan shpreson që me në fund janë pjekur kushtet që të luajnë edhe në Europë.

Megjithatë, 1990 mbetet hera e fundit që klubi hyri në gara europiane përmes ligës, kështu që fillimi i mirë për ta është vital sonte.

Në përpjekje për ta bërë këtë skuadër më kërkuese ish futbollisti i Interit, Thiago Mota ka sjellë në skuadër talente me vlerë deri 26 milionë euro. Por, përveç gjysmëfinalistit në Ligën e Konferencës së UEFA, Dan N’doye, të gjithë ata që janë sjellë janë futbollist defansivë. Forcimi i mbrojtjes i rrit mundësitë që Bologna të mos mposhtet ashtu si në shtatë ndeshjet e funbdit, ku arriti dy ndeshje pa pranuar gol në Serie A.

Kjo mund të jetë e vështirë kundër Milanit, të cilët përballen në xhiron e parë me Bolognan për herë të dytë në katër sezonet e fundit. Ata kanë shpenzuar katër herë më shumë se Bologna, ku janë fokusuar në rinovimin e qendrës së mesfushës dhe krahut të djathtë. Në këtë pjesë mund të krijohen disa duele interesante që do ta kenë në fokus mbrojtjen e Bolognas kurse Milani dëshiron ta arrijë fitoren e katër rresht kundër kësaj skuadre.

Bologna ka startuar me formacion 4-2-3-1 me Zirkzee në sulm që do të ndihmohet nga N’doye, Ferguson dhe Aebischer.

Në anën tjetër AC Milan vjen me formacionin 4-3-3 me sulmin e tyre të frikshëm Giroud, Leao dhe Pulisic. 

(Kosova Sot Online)