Milani transferon Pellegrinon

  • A.P /
  • 22 August 2023 - 20:48
Milani transferon Pellegrinon

Mbrojtësi argjentinas ka nënshkruar kontratë me skuadrën deri në vitin 2028

AC Milan ka vazhduar me përforcimin e skuadrës së tyre, duke zyrtarizuar përforcimin e nëntë të tyre gjatë kësaj merkato.

Kuqezinjtë transferuan Marco Pellegrino duke e blerë atë për tre milionë euro nga klubi argjentinas, Atletico Platense,

Mbrojtësi argjentinas do t’i mbrojë ngjyrat e klubit italian deri më 30 qershor të vitit 2028.

(Kosova Sot Online)