Sa trofe ka fituar Lionel Messi?

  • E.K /
  • 23 August 2023 - 12:48
Sa trofe ka fituar Lionel Messi?

Lionel Messi fitoi një tjetër trofe të shtunën, i pari me fanellën e Inter Miami: Kupën e Ligës, për shumë gazeta, për klubet ku ai luajti dhe për familjen e kampionit argjentinas, është titulli i 44-të i fituar nga viti 2005 e deri më sot, por të shumtë janë ata që argumentojnë se Messi duhet të ketë një më pak.

Diskutimi ka të bëjë me Superkupën e Spanjës të fituar nga Barcelona kundër Betisit në gusht 2005.

Një kompeticion në të cilin, në fakt, Messi i ri nuk luajtir, pasi nuk u përfshi në tetëmbëdhjetë lojtarët e grumbulluar nga Frank Rijkaard, as në ndeshjen e parë dhe as në atë të dytë.

Messi, megjithatë, figuronte në skuadrën e Barcelona-s dhe për këtë arsye duhej të merrte medaljen e destinuar për fituesit.

Titujt e fituar nga Messi

10 La Liga: 2004-2005, 2005-2006, 2008-2009, 2009-2010, 2010-2011,

2012-2013, 2014-2015, 2015-2016, 2017-2018, 2018-2019

8 Superkupa e Spanjës: 2005, 2006, 2009, 2010, 2011, 2013, 2016, 2018

7 Copa del Rey: 2008-2009, 2011-2012, 2014-2015, 2015-2016, 2016-2017, 2017-2018, 2020-2021

2 Ligue 1: 2021-2022, 2022-2023

1 Superkupë franceze: 2022

4 Champions League: 2005-2006, 2008-2009, 2010-2011, 2014-2015

3 Superkupa të Europës: 2009, 2011, 2015

3 Kupa të Botës për Klube: 2009, 2011, 2015

1 Kupa e Ligës: 2023

1 Kupa e Botës U-20: 2005

1 Copa America: 2021

1 Kupa e Botës: 2022

1 Finalissima: 2022

1 Olimpiada: 2008

(Kosova Sot Online)