Inter bën gati kontratën për Alexis Sanchez

  • E.K /
  • 23 August 2023 - 13:45
Inter bën gati kontratën për Alexis Sanchez

Inter dëshiron që qershia e fundit mbi tortë të jetë Alexis Sanchez në këtë merkato me plot surpriza për zikaltërit. Me ardhjen e Pavard, Inter kanë rregulluar pjesën e mbrojtjes, mesfusha është e kompletuar me qëndrimin e Sensi dhe tashmë sulmi, ku pritet të largohet Correa dhe të rikthehet Sanchez.

Correa është drejt transferimit te Sevilla, ku edhe për të do të ishte një rikthim në klubin spanjoll.

Sipas raportimeve nga “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Interit tashmë kanë gati kontratën e sulmuesit kilian. Siç thuhet nga mediumi italian, Inter do të ofrojë 3 milionë euro në sezon për Alexis Sanchez, dhe gjasat janë që sulmuesi të pranojë këtë ofertë pasi aktualisht është pa ekip, por edhe pse një rikthim në Milano do ta dëshironte shumë.

(Kosova Sot Online)