Kosova fiton bindshëm ndaj Malit të Zi

  • A.P /
  • 24 August 2023 - 15:21
Kosova fiton bindshëm ndaj Malit të Zi

Kombëtarja e Kosovës për vajza U17 ka shënuar fitore në miqësoren e dytë kundër Malit të Zi, që u zhvillua sot në Rozhajë.

Dardanet e reja të udhëhequra nga Sanije Krasniqi fituan me rezultat bindës 3:0.

Elona Paci e zhbllokoi rezultatin në minutën e 37-të, derisa dy golat e tjerë i realizoi Olsa Maçastena (43’, 66’).

Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy ekipeve ishte mbyllur baras 1:1. 

(Kosova Sot Online)