Alexis Sanchez rikthehet te Interi, detajet e kontratës

  • E.K /
  • 26 August 2023 - 14:54
Alexis Sanchez rikthehet te Interi, detajet e kontratës

Alexis Sanchez rikthehet dhe zyrtarizohet te Inter pas një viti nga largimi i tij. Kileni u rikthye në Milano nëpërmjet një operacioni shkëmbimi me Joaquin Correa i cili transferohet te Marseille.

Sulmuesi është gati për aventurën e dytë te zikaltërit me 34-vjeçarin që ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në qershorin e vitit 2024 ndërsa do të përfitojë një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon plus bonuset.

Në aventurën e tij të parë me Inter, Sanchez ka koleksionuar 109 paraqitje, 20 gola dhe tre trofe me fanellën zikaltër. Sanchez do të vendoset menjëherë në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi dhe mbetet për t’u parë nëse do të jetë i gatshëm për transfertën e së hënës ndaj Cagliarit, ndeshje që mund ta ndiqni në SuperSport 2 duke nisur nga ora 20:45.

(Kosova Sot Online)