Origi mund të mbetet në Serie A

  • A.P /
  • 27 August 2023 - 11:49
Origi mund të mbetet në Serie A

Udinese raportohet se ka shprehur interesim për Divock Origin, pasi Beto është afër transferimit te Evertoni.

Udinese ka rënë dakord të shesë portugezin te “Toffees” për rreth 30 milionë euro, plus bonuset, dhe marrëveshja pritet të përfundojë në orët në vijim, duke shtyrë klubin të kërkojë një zëvendësues në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Milani ka shpresuar të gjejë një blerës për Origin këtë verë pas sezonit të tij tepër zhgënjyes debutues të tij, duke arritur vetëm dy gola në 36 paraqitje gjithsej.

Interesimet nga Turqia dhe Arabia Saudite nuk çuan askund, me lojtarin që vazhdon të jetë pjesë e “Rossonerëve” – por, jashtë planeve të Stefano Piolit.

Siç raportohet nga “TMW”, Udinese ka filluar të konsiderojë seriozisht një lëvizje për sulmuesin belg në ditët në vijim, duke besuar se ai mund të jetë zëvendësuesi i duhur për Beton.

Bisedimet besohet se mund të hapen mes dy klubeve në fazat e para të javës së ardhshme.

(Kosova Sot Online)